Mission L 
9/19/2011
ŠKODA prezantoi për herë të parë në absolut modelin concept të quajtur Mission L në edicionin e këtij viti të panairit të makinave Frankfurt.

Mission L nuk është vetëm një koncept i cili është pothuajse gati për të filluar nga prodhimi, por prezanton një linjë të re modelesh në ofensivën e tregut të markës Çeke. Makina e re kompakte dhe me pesë dyer do të prezantohet në Europë, Rusi dhe Kinë. Në kuadër të parimeve ndërkombëtare të markës, modeli kompakt do ti nënshtrohet disa modifikimeve specifike në secilin prej këtyre tregjeve. Ndërkohë që tregu india do të ketë versionin e vet të sedanit kompakt.

 

“Qasja që kemi patur në dizajnin e këtij modeli ka qënë shumë e pastër. Sipërfaqet janë strukturuar thjesht por në mënyrë mbreslënëse. Si rezultat, makina ka një paraqitje sa të fortë aq edhe sportive. Dizajni evokon një karakter të sa të drejtëpërdrejtë aq dhe rinor.”

Jozef Kabaň, Drejtori i departamentit të dizajnit për markën ŠKODA