Combi ofron tashmë një dizajn edhe më dinamik në pjesën e parë të makinës, materiale të reja të përdorura në brendësi, ngjyra të reja si edhe disqe alumini.
Risinë më të madhe e përbën motori, i cili nxjerr në pah tiparet fantastike në udhëtim si edhe funksionalitetin e këtij modeli.
Gama e motorëve të benzinës përfshin motorët e sprovuar 1.2 HTP/44kW dhe atë 1.2 12V HTP/51 kW të cilëve u shtohet motori i ri turbo 1.2 TSI në versionet me 63 dhe 77 kW.
Gama e motorëve të naftës është tërësisht e re dhe përbëhet nga motori me tre cilindra 1.2 TDI CR me 55 kW, motorin me katër cilindra 1.6 TDI CR/55 kW dhe 1.6 TDI CR me 66 dhe 77 kW. Të gjithë motorët e naftës përdorin teknologjinë common rail dhe janë të pajisur me filtrin e grimcave të imta DPF. Si motorët e benzinës ashtu edhe ato të naftës përmbushin standarded EU 5 të emetimeve.